Floriana did an interview with "Gazeta Shqiptare" the interview is down but ill quote couple of things she said
she said that competing in MW Beauty pageant was "a really beautiful experience i have enjoyed the stay in there for a month even thought i didnt win "
than she was asked Is it true the winner was chosen already? and she quote "it seemed that way they gave her lots of attention, in every pic that we took they took her right in center win the MW winner of last year, lots of girls had birthdays they got small cakes and she got a huge cake (:%))

) they always had her come onstage sing "
when was asked "Was she pretty ? she wasn't?" she quoted "she was pretty but not in way to Win there were lot of other girls that were prettier, there was lots og geo-politics the big countries or powerful countries had lots advantage and is understandable China payed lots of money to host"
than was asked ,did the others delegates saw that? did you guys discuss those things with each other? of course because it was noticable
when you knew, did you had in mind to quit? no and i didn't go there to win, of course i hoped to do good but i never thought that this ompetition would had let me chance to win, i knew they played politically, however i saw my as a winner, the organization had they agenda already, but both were discrete"
[MORE TO COME LATER]
Po ju themi menjëherë që nga afër ajo është akoma më e bukur! Floriana Garo, përfaqësuesja e bukurisë shqiptare në botë rikthehet pa kurorë, por me një trofe të vyer që e mban kudo me vete, buzëqeshjen. Buzëqesh dhe flet me shumë ëmbëlsi. Pranon që është njeri pozitiv, por na thotë se pjesë të karakterit ka edhe impulsivitetin e bëhet me nerva jo pak herë. Bukuria e ka ndihmuar, por jo gjithmonë e ka pasur aleate. Është vetëm 25 vjeç dhe jeta e saj ka qenë e dyzuar midis Amerikës dhe vendlindjes. Që e vogël ka zgjedhur të punojë dhe thotë se për të pavarësia është e rëndësishme, megjithëse e vlerëson mbështetjen e te fejuarit. Floriana veç të tjerash ndau me ne edhe lumturinë e madhe që po jeton falë mashkullit që ka përkrah, i cili shpejt do të bëhet edhe bashkëshorti i saj.
Si ishte pjesëmarrja në “Miss World”?Një eksperiencë vërtet e bukur dhe shumë e veçantë. E kam shijuar muajin që kalova atje edhe pse nuk fitova.
Është e vërtetë që fituesja ishte vendosur paraprakisht?Kështu dukej. Vajzës që përfaqësonte Kinën i jepnin përparësi gjithë kohën. Në çdo fotografi që bënim ne, atë e poziciononin në qendër pranë misit të vitit të kaluar. Gjatë qëndrimit atje, shumë vajza festuan ditëlindjen dhe organizatorët i bënin nga një tortë të vogël. Ndërsa fitueses i bënë një tortë të stërmadhe. Ajo këndonte bukur dhe vazhdimisht e ftonin për të kënduar.
Nuk ishte aq e bukur sa për fituar çmimin?E mirë ishte, por jo aq sa për të fituar. Kishte vajza të tjera që ishin shumë më të bukura. Por aty kishte shumë favorizime gjeopolitike dhe shtete e mëdha, ato më të fuqishmet kishin përparësi. Dhe ishte lehtësisht e kuptueshme sepse Kina kishte paguar shumë të mëdha që “Miss World” të bëhej atje.
Po konkurrenteve të tjera i ra në sy kjo? E diskutonit me njëra-tjetrën?
Patjetër që e kuptuan. Sjellja e organizatorëve binte në sy menjëherë.
Pasi kuptove gjithçka, dhe e dije që nuk mund ta fitoje, mendove të largoheshe?
Unë nuk shkova atje për të fituar. Sigurisht që shpresoja të dilja mirë, por asnjëherë nuk e mendova që ky kompeticion mund të linte shanse të mëdha që të fitoja. E dija që luhej politikisht. Megjithatë unë e shihja veten si fituese, dhe të tjerët më shihnin mua si fituese. Vetëm se organizatorët e kishin gati axhendën e tyre, por njëherësh ishin shumë diskret (qesh).
Vajzat e tjera mendonin se duhet ta fitoje ti?
Jo, nuk mund të them këtë. Por më përmendin në emrat e fitueseve të mundshme. Vajzat ishin objektive. Aty bëheshin edhe disa kompeticione nga të cilat kuptohej se kë favorizonte juria. Shtetet e fuqishme definitivisht kishin përparësi. Pastaj kishte edhe vajza shumë të bukura, Serbia, Kili, Meksika, Italia të cilat fatkeqësisht nuk u kualifikuan.
Kush u mërzit më shumë që nuk fitove? Për kë ti je “Miss World”?
Normalisht familja ime, e cila më ka mbështetur shumë. Pastaj të gjithë fansat e mi, një numër të madh të të cilëve i kisha në internet. Nga diskutimet që ata bënin, kuptova që më shihnin si fituese. Nuk ishin vetëm shqiptarë, midis tyre kishte dhe shumë të huaj. Kjo mbështetje më dhuroi ngrohtësi, më bëri të ndihem mirë.
E ke ndjerë këtë vëmendje të njerëzve e të mediave njëherësh, përpara se të konkurroje në “Miss World”?
E kam ndjerë më herët sepse kam punuar në televizion, kam bërë reklama, jam marrë me modeling. Edhe duke bërë vetëm motin, kam një numër të madh njerëzish që më shkruajnë e më mbështesin, më çojnë mesazhe komplimentuese. Kështu që isha mësuar me këtë gjë. Megjithatë tani që isha përfaqësuese e Shqipërisë në “Miss World” vëmendja ishte masive nga të gjitha anët.
Gjithmonë kaq e bukur ke qenë? Edhe kur ishe e vogël?
(qesh) Jo. Kam ndryshuar shumë. Nuk jam konsideruar asnjëherë e bukur. Kam pasur ca flokë të shkurtra, lëkurë shumë të errët. Kurse në adoleshencë rreth moshës 16-17 vjeç kam qenë e shëndoshë.
Sa e shëndoshë?
(qesh) E shëndoshë! Ndoshta 15 deri në 20 kile më shumë se ç’jam tani. Por direkt pasi mbarova gjimnazin e humba direkt këtë peshë.
Domethënë vonë ke filluar të ndjehesh e bukur?
Në fakt kam filluar ta ndjej këtë pjesë që në adoleshencë para shëndoshjes, dhe pastaj pas shëndoshjes (qesh).
Është e vërtetë që kur je e bukur, i arrin më lehtë gjërat?
Është shumë e vërtetë. Pamja më ka ndihmuar shumë, sidomos kur jetoja jashtë. Në New York një femër e bukur ishte avantazhuar, qoftë në punë apo në ambiente të ndryshme. Të prisnin më me lehtësi, të fusnin pa radhë, në lokale të ndryshme nuk paguaje, qerasnin. Për ta ishte një plus për imazhin e ambientit kur frekuentohej nga një femër e bukur. Plus që për profilin që unë kisha zgjedhur, domethënë fushën e modelingut, bukuria është e nevojshme. Atje një femër e bukur vlerësohet. Edhe në Tiranë ndodh, por është më pak e theksuar.
Si ndodhi që u vendose në Amerikë?
Familja ime fitoi lotarinë amerikane, dhe fillimisht u vendosëm në North Dakota. Kur mbusha 18 vjeç unë shkova vetëm në New York për të bërë universitetin.
Pse u ktheve në Shqipëri?
Sepse u njoha me të fejuarin tim, dhe ai kaq qenë arsyeja e vetme që më bëri të kthehesha. Pastaj u kthyen dhe prindërit. Im atë është pedagog, kurse ime më mjeke. Ata asnjëherë nuk arritën të ambientoheshin plotësisht me vendin.
Po si e njohe të fejuarin, ku u takuat?
Për herë të parë u pamë në një club këtu në Tiranë që është në pronësi të tij. Pastaj ai më shkroi në ‘Facebook’ dhe pas disa javësh e lamë të takoheshim në New York. Ai erdhi të më takonte dhe prej asaj kohe jemi bashkë.
Të shkëlqejnë sytë kur flet për të...
Nuk e mohoj që e dua shumë. Përkrah tij jam vërtetë e lumtur.
Sa kohë keni të fejuar?
Gati dy vjet.
Do martoheni?
Po do martohemi. Fillimisht do të bëjmë një fejesë zyrtare, se nuk e kemi bërë akoma. Besoj se edhe martesa nuk do jetë larg, sepse kemi vendosur të mos presim gjatë.
A bëhet ai xheloz që ka një të fejuar kaq të bukur?
Jo, nuk bëhet. Nuk ka arsye.
Del shpesh natën në pub me shoqet?
Vetëm me shoqet jo. Dal me shoqërinë dhe me Tedin. Jo se ai më pengon, por jam unë që nuk dua të dal pa të. Edhe shoqëria ime e di që unë nuk jam vetëm kështu që na ftojnë çift (qesh).
Po ai del vetëm me shokët?
(qesh) As ai. Ne dalim bashkë, jemi bashkë.
Dimë që e ëma e të fejuarit tënd është një biznesmene e fuqishme. Si shkon me znj. Shefikat Ngjela, vjehrrën tënde?
(buzëqesh) Kam një marrëdhënie të veçantë. Unë atë nuk e shoh si vjehrrë, po si një shoqe që më këshillon e kujdeset për mua. Më ka folur gjatë për jetën e saj, për eksperiencën në punë duke më dhënë mundësinë që të mësoj prej saj.
Çfarë ke marrë prej eksperiencës së saj?
Ajo është shumë e zonja sidomos në komunikimin me njerëzit, dhe për këtë pjesë më këshillon shpesh. Unë e shoh se si komunikon e se si komportohet, dhe përpiqem që t’i ngjaj sa më shumë. E vlerësoj jashtëzakonisht.
Po prindërit e tu, si shkojnë me të fejuarin?
(qesh) E duan shumë. E duan si djalin e tyre.
Si është dita e një “Miss-i”?
Zgjohem çdo ditë në orën 08:00. Rreth orës 09:00 nisem për në punë. Pasi mbaroj regjistrimet e motit, gjithmonë kthehem në shtëpi për drekë. Pastaj pjesa tjetër ose më shkon me takime, që së fundmi kanë qenë të shumta me gazetarët, ose dal për me të fejuarin apo me shoqërinë. Kur kam kohë dhe mundësi udhëtoj, gjë që më pëlqen shumë.
Si e ke menduar të ardhmen lidhur me punën? Çfarë do të doje të bëje, përveç prezantimit të motit apo modelingut? Konkretisht ke një plan?
Punën time e shoh gjithmonë të lidhur me botën e televizionit. Më pëlqen dhe ndihem mirë para kamerave. Po ashtu më pëlqen dhe pjesa e gazetarisë. Do doja të bëja një emision, ndoshta social, ose për modën. Kam në fakt një projekt për një emision por tani nuk mund të them më shumë sepse akoma nuk është diçka konkrete. Përpos kësaj, duke qenë se unë kam studiuar ‘marrëdhënie ndërkombëtare’ nuk e përjashtoj asnjëherë mundësinë për të punuar si diplomate. Edhe kjo do të më pëlqente.
Në fëmijëri, kur të bënin atë pyetjen e famshme “Çfarë do të bëhesh kur të rritesh”, si përgjigjeshe?
E kam pasur përherë ndjesinë që puna ime do të lidhet me botën e televizionit. Kur isha e vogël bëja kurora prej letre dhe i vija në kokë. Mami asnjëherë nuk e mori seriozisht këtë parandjenjë timen (qesh).
Kush të frymëzon? Ke dikë që të pëlqen ta shohësh si shembull?
Më pëlqen shumë modelja e famshme Gisele Bundchen dhe e vlerësoj për arritjet e saj në fushën e modës. Pastaj në televizion do të veçoja producenten e njohur amerikane Oprah Winfrey. Ndërsa këtu në Shqipëri mendoj se Blendi Fevziu është gazetari më i mirë që kemi. Gjithashtu më pëlqen edhe ëmbëlsia e profesionizmi i Rudina Magjistarit.
E the ngaqë punoni në të njëjtën kompani, apo...
(qesh) Jo, e mendoj vërtetë. Dhe që ta vërtetoj po ju them se vlerësoj shumë prezantuesen Arbana Osmani, është shumë e zonja.